25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Gjykata e Korçës lë në Burg Denis Meçe i akuzuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec

Gjykata e Korçës ka vendosur të lërë në burg Denis Meçen si të dyshuar për vrasjen e Egli Progës, ndërsa për tre të arrestuarit e tjerë, Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guce, ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Prokurorja Vasjana Postol, e cila ka paraqitur të gjitha provat dhe ka sqaruar dinamikën e ngjarjes që rezultoi me vdekjen e 42-vjeçarit Egli Proga, kishte kërkuar për Denis Meçen masën e sigurimit në burg, duke argumentuar se ai është personi kryesor në këtë rast. Për tre personat e tjerë të arrestuar, Postol nuk ka kërkuar burgim, por ka kërkuar masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, e cila është pranuar nga gjykata pas shqyrtimit të kërkesave të avokatëve.

Ngjarja që ka çuar në këto masa sigurie ka ndodhur vetëm tre ditë më parë në qytetin e Pogradecit, pas një sherri në afërsi të një lokali që përfshinte Denis Meçen dhe Egli Progën. Prokuroria ka theksuar rëndësinë e mbajtjes në burg të Denis Meçes për të siguruar procesin hetimor dhe për të parandaluar ndonjë ndikim në hetim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...