4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Mrekulli në “Koço Gliozheni”: Lindin katërnjakë pas një shtatzënie natyrale

Një ngjarje e rrallë dhe gëzueshme është shënuar në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku Rozeta dhe Geraldo Vojkollari kanë sjellë në jetë katërnjakë, pas një shtatzënie natyrale.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur gëzimin për familjen që është bekuar “katërfish” me ardhjen në jetë të Roal, Alroa, Roar dhe Auro.

“Me lumturinë e familjes Vojkollari, të bekuar katërfish me ardhjen në jetë të Roal, Alroa, Roar dhe Auro në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik ‘Koço Gliozheni’, ku sigurisht mbështetja me bonusin e bebes vijon”, shkruan Rama.

Katërnjakët e porsalindur dhe nëna gëzojnë shëndet të mirë, ndërsa stafi mjekësor i maternitetit ka bërë të ditur se lindja është menaxhuar me sukses nga një ekip specialistësh.

Qeveria shqiptare, që prej vitit 2019, vijon zbatimin e programit të bonusit të bebes, nga i cili kanë përfituar rreth 227 mijë familje. Skema aktuale parashikon:
• 40 000 lekë për lindjen e fëmijës së parë,
• 80 000 lekë për fëmijën e dytë,
• dhe 120 000 lekë për lindjen e fëmijës së tretë.

Familja Vojkollari pritet të përfitojë edhe mbështetjen financiare të posaçme, si rast i veçantë i lindjes së katërfishtë.

Një ngjarje e tillë e rrallë natyrale sjell një valë pozitiviteti e shprese, duke u bërë simbol i jetës dhe gëzimit në një kohë kur Shqipëria po përpiqet të rrisë natalitetin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...