11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“Mu duk ose kukull, ose njeri”, peshkatari flet për momentin e vështire kur gjeti trupin e vajzës

Peshkatari Safet Hasani ka rrëfyer momentin e vështirë, kur në ujërat e lumit Bunë të Shkodrës gjeti trupin e vajzës 9-vjeçare Ergesa Arrazi. Ai ishte personi që konstatoi trupin e vajzës në lumë, duke çuar kështu në zbulimin e kësaj ngjarje tragjike, ku dyshohet se nëna Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët janë vetëmbytur në lumë, pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi.

Hasani tregon se ishte duke gjuajtur peshk, kur ka gjetur trupin. Ai thotë se u shokua dhe në fillim mendoi se mos ishte kukull. Më pas ka njoftuar në telefon policinë dhe është konstatuar se vajza e vogël, e cila sot do të përcillet për në banesën e fundit.

“Kam qenë duke gjuajtur peshk dhe duke u ngjitur tek një vijë uji pak më poshtë nga benti i Darragjatit, ishte errësirë dhe mu desh të ndizja dritën e telefonit për të parë se mos ndesha helika në tokë. Në fund të ujit më bëri të dyshoj sepse ishte 1 metër e pak ujë, mu duk ose kukull, ose njeri. Për momentin u shokova sepse më shkoi mendja se mos është njeri.
Mora policinë në telefon dhe erdhën menjëherë. Erdha me varkën time dhe i mora këtu dhe shkuam tek vendi. Pasi policët e çuan sipër u konstatua se ishte njeri. U shokova sepse thoja ishalla nuk është njeri se të vjen keq, por pastaj më shkoi mendja që të marr policinë sepse ishte diçka që nuk e kisha dëgjuar as në lajme për ndonjë është mbytur kush apo jo”, tha peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti trupin e vogëlushes.

Ai bashkë me banorë të zonës i janë bashkuar operacionit të kërkimit për gjetjen e trupave. 

Normal që të vjen keq, se kemi fëmijë vetë. Rast i rëndë. Unë u kam ardhur në ndihmë, ata janë boll për kërkime. Terreni nuk është se është shumë në favor, është e vështirë gjetja e trupave. Grupet vazhdojnë, kërkimet vazhdojnë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...