7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Dështoi “Kurti3”, Murati: Opozita bllokon Kuvendin, inati mbi interesin e shtetit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministër në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar ashpër partitë opozitare, duke i akuzuar se kanë vendosur “inatin mbi interesin shtetëror” duke bllokuar formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë.

Murati theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka përmbushur të gjitha detyrat kushtetuese që prej certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ndërsa opozita ka zgjedhur të vonojë dhe të zvarrisë proceset për të penguar krijimin e institucioneve.

“Të gjitha zvarritjet, të gjitha vonesat, siç është parë edhe sot kanë qenë në mënyrë që të bllokohet qoftë formimi i Kuvendit, qoftë formimi i Qeverisë nga fituesi i zgjedhjeve. Kur atyre u ofrohet e njëjta, ato refuzojnë,” tha Murati.

I pyetur për emrin e Dimal Bashës si kandidat për ministër, Murati u shpreh se propozimi për postin e ministrit të Infrastrukturës ishte vendosur më herët, por është imponuar nga situata e bllokimit nga opozita.

“Kam qenë edhe unë i propozuar për postin e kryetarit të Kuvendit, po ashtu edhe Nagavci e Gërvalla, si alternativa kur opozita bllokonte konstituimin e Kuvendit,” shtoi ai.

Deklaratat e Muratit risjellin tensionin politik mes mazhorancës dhe opozitës, teksa procesi i krijimit të institucioneve mbetet i ngadaltë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...