5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Muzeu i errët” – Zbulohet rrjeti i trafikut të veprave të artit, babë e bir mes të arrestuarve në Kamzë

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Muzeu i errët”, pas një hetimi disa javor të zhvilluar me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Si rezultat, u arrestuan A. H., 20 vjeç, dhe I. Gj., 30 vjeç, ndërsa J. H., 42 vjeç, u shpall në kërkim. Të tre janë banues në Kamzë.

Sipas hetimeve, grupi dyshohet se ishte përfshirë në trafikimin e objekteve me vlera historike dhe kulturore, të vjedhura në disa shtete europiane dhe të sjella në Shqipëri për t’u shitur në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit në banesën e A. H. dhe J. H. (babë e bir), policia zbuloi një sasi të konsiderueshme objektesh artistike dhe antike, mes tyre:
• 31 punime druri të gdhendura me motive të ndryshme;
• 3 skulptura në formë dhëmbi elefanti;
• 6 piktura të autorëve të huaj;
• 411 albume me pulla poste nga vende të ndryshme të botës;
• një procesverbal origjinal francez i vitit 1925;
• dhe objekte të tjera me vlera të larta kulturore, si një shpatë metalike, një skulpturë shqiponje, një vazo qelqi, dhe një valixhe druri me punime dekorative.

Hetimet vijojnë për të kapur personin në kërkim dhe identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...