19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Nafta kontrabandë në Porto Romano, Salianji: “Policia e shtetit tregohet jo serioze, a ka dijeni drejtoria e doganave?”

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka denoncuar nga kryesia e Kuvendit rastin e transportimit të naftës kontrabandë në Porto Romano.

Ai u shpreh se ai i ka dërguar shkresë për të marrë dijeni për emrin e subjektit që ka bërë porosinë dhe emrin e agjencisë doganore që ka bërë shkarkimin në dy herët e para dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Ditët e fundit në datë 30 shtator raporton si arreston për dhjetëra litra naftë qytetarë. Policia e shtetit tregon e fortë për çdo shishe plastike që kontrabandohet dhe nga ana tjetër nuk ka të të njëjtin vrull kur vjen fjala për anije kontrabandë. Po paraqes një shkresë që i kam dërguar Financës, policisë së shtetit.

Pyetjet kanë qenë këto a ka dijeni drejtoria e doganave se cila ishte kompania që do kryente procedurat për shkarkimin e naftës në Porto Romano. Cila agjenci doganore ka kryer procedurat në këto raste. Cila ka qenë kompania pritëse në secilin prej rasteve! Kemi në kushtet kur bordi vendos çmimet më të larta të naftës në Europë dhe kontrabanda është në nivelet më të larta. Është një rast kur policia e shtetit tregohet jo serioze. Kush ja mbyll gojën policisë së shtetit dhe kryeministrit”, deklaroi Salianji.

Ai u shpreh se do  prej datës 13 shtator i ka dërguar qeverisë një shkresë për të marrë dijeni për numrin e objekteve pa leje në listë për t’u konfiskuar.

“Do ta vazhdojmë denoncimin për të ndaluar një prej gangrenave të këtij vendi. Kush ka lidhje me qeverinë bëhet milioner dhe konkurron bizneset e ndershme. Dhe po ashtu për të vazhduar me dy standardet që policia vendos për zbatimin e ligjit. Prej datës 13 nuk kam ende një përgjigje. E pyes qeverinë sa është numri i subjekteve që kanë kryer ndërtime të paligjshme dhe emrat e subjekteve”, u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...