Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për aktivitetin në rrjetet sociale, por edhe për angazhimet e tij të reja profesionale.
Sot ai ndau disa fotografi, ku shihet duke udhëtuar me veturë së bashku me ish-banorën e BBVK-së, Aurora Rrusta, duke shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit. Krahas imazheve, Londrimi komentoi shkurt: “Nalt e poshtë”.
Paralelisht, Mekaj po punon edhe në projekte të reja, që pritet t’i sjellin fansave surpriza të tjera në ditët në vijim.






