10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Namik Dokle komenton aksionin opozitar në Kuvend: Jeta parlamentare ka dalë jashtë normalitetit

Ish-politikani socialist Namik Dokle ka komentuar kaosin e krijuar në Kuvendin shqiptar nga opozita.

Ai shprehet se pamjet tregojnë se jeta parlamentare ka dalë jashtë normalitetit, duke shtuar se të dyja palët, opozita dhe mazhoranca, duhet të respektojnë rregullat e Parlamentit. Dokle thotë se mazhoranca ka forcën, ndërsa opozita duhet të përdorë mençurinë për të shprehur qëndrimet e saj.

Dokle thekson se instrumentat politikë të Parlamentit janë të njohura dhe përdorimi i tyre jashtë këtyre rregullave nuk sjell dobi për parlamentin, shoqërinë, apo zhvillimin e vendit. Ai shprehet se opozita mund të kërkojë të drejtat e saj në mënyra të tjera pa dalë jashtë kornizave parlamentare. Dokle gjithashtu thekson nevojën për bashkim në opozitë për të shprehur qëndrimet e tyre.

Gjëja kryesore që tregojnë ato pamje është që jeta parlamentare ka dalë jashtë normalitetit. Instrumentat politikë të Parlamentit kur dalin jashtë normalitetit nuk kanë dobi. Siç thotë në një shkrim të tij Kamy, kur mungon mirëkuptimi, edhe qëllimet e mira bëhen të padobishme. Kjo që nuk ndodh nuk është zgjidhja normale sepse në këtë aspekt prekim themelet e parlamentarizmit. Nuk dua të bëj gjykatësit, se po ta merrja atë pozicion, kuptohet që unë jam socialist dhe socialist do vdes dhe nuk dua të vë balancë. Ajo që mua më shqetëson si qytetar, apo ish deputeti është që instrumentet e Parlamentit janë të njohura dhe çdo instrument jashtë parlamentar, nuk i bën mire parlamentit, përkundrazi i bën keq. Nuk i bën mirë as shoqërisë, as zhvillimit të vendit. Nuk i bëjnë mirë as atyre që i bëjë këto gjëra. Opozita mendon se është në të drejtën e saj, por ka edhe mënyra të tjera për ta kërkuar këtë të drejtë dhe mendoj se gjëja e parë që duhet të bëjë opozita, sepse maxhoranca ka forcën, opozita duhet të ketë mencurinë. Gjëja e parë ku duhet të shprehet opozita është bashkimi i saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...