12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“NarkoPolicia dhe NarkoGarda e Edi Ramës”/Berisha dhe Meta me akuza të forta pas përplasjes së deputetëve opozitarë me Gardën dhe Policinë në Parlament

Dy liderët e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë reaguar ashpër pas ngjarjeve në Parlament, ku deputetët e tyre u përplasën me Gardën dhe Policinë e Shtetit. Edhe pse ndoqën zhvillimet nga distanca, të dy udhëheqësit ndanë një qëndrim të përbashkët, duke akuzuar qeverinë për veprime antidemokratike dhe shpërdorim të detyrës.

Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, e cilësoi situatën si një shembull të kthimit të vendit në diktaturë. Ai akuzoi Gardën e Republikës për veprime të jashtëligjshme ndaj deputetëve të PD-së, duke theksuar se vendimi për nxjerrjen me forcë të një deputeteje ishte një urdhër që vinte nga nivelet më të larta të pushtetit. Berisha deklaroi se përdorimi i forcave speciale brenda Parlamentit, si RENEA, pa një gjendje të jashtëzakonshme, është një akt “puçist” dhe i paligjshëm, duke e lidhur këtë me një prirje drejt shtypjes së opozitës.

“Veprimet e djeshme janë tipike të një diktature. Garda veproi pa ligj dhe urdhra të qartë. Përdorimi i forcave speciale është një akt puçist dhe provë e qartë e inkriminimit të pushtetit,” tha Berisha.

Nga ana tjetër, Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, shtoi se veprimet e Policisë dhe Gardës ndaj deputetëve të opozitës në Parlament janë një tregues i inkriminimit të institucioneve shtetërore. Ai akuzoi Kryetaren e Kuvendit dhe Ministrin e Brendshëm për shpërdorim të detyrës, duke argumentuar se ata kanë urdhëruar dhunën ndaj deputetëve dhe kanë lejuar ndërhyrjen e Policisë brenda ambienteve të Kuvendit.

Meta e cilësoi situatën si një “akt kriminal dhe antiligjor” dhe theksoi se përballja me regjimin aktual është e pashmangshme.

“Kërcënimi me armë zjarri, kanosja me jetë dhe dhuna brenda ambienteve të Kuvendit dje, ndaj deputetëve të opozitës nga NarkoPolicia dhe NarkoGarda e Edi Ramës është një akt shumë i rëndë kriminal dhe antiligjor, që provon para të gjithë shqiptarëve jo vetëm inkriminimin e këtyre strukturave, por edhe rënien totale dhe banale të shtetit ligjor. Demokracia, pluralizmi politik dhe shteti ligjor mbizotërojnë mbi disiplinën parlamentare ndaj Kryetarja e Kuvendit, dhe ministri i Brendshëm, dje botërisht kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, duke urdhëruar Policinë të futet brenda perimetrit të Kuvendit dhe të konsumojë ato akte kriminale dhe skandaloze që i pamë të gjithë. Përballë kësaj junte që i drejton armën deputetëve të opozitës në Kuvend, e cila përndjek dhe burgos politikisht Opozitën, e vetmja alternativë mbetet përballja dhëmb për dhëmb deri në përmbysje të këtij Regjimi!”, tha ai. tha Meta në reagimin e tij.

Opozita ka premtuar se do të vazhdojë betejën kundër qeverisë me të gjitha mjetet e mundshme, ndërsa tensionet politike në vend vazhdojnë të thellohen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...