24.9 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Ndahet nga jeta ish-deputeti Andis Harasani në moshën 54-vjeçare

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka ndërruar jetë sot në moshën 54-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë që e mundonte prej dy vitesh. Lajmin e hidhur e ka shpërndarë miku i tij, Agim Muço, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Muço ka ndarë kujtime nga miqësia e tij me Harasanin, duke e përshkruar si një student inteligjent dhe një bashkëpunëtor të shkëlqyer. “Andisin e kam njohur kur e kisha student në Fakultetin Ekonomik. Ishte vërtetë një student inteligjent. Më pas punuam bashkë te Deloitte&Touche Tirana. Ishte një tirons i omël por dhe djalë i zoti,” ka shkruar Muço.

Andis Harasani ka shërbyer si deputet i PS-së në dy mandate, në vitet 2005 dhe 2009, dhe ka qenë drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) nga shtatori i vitit 2002 deri në korrik 2005. Në vitin 2012, ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe u shpërngul në SHBA, por nuk e ndërpreu aktivitetin e tij publik, duke kritikuar ashpër qeverinë e Edi Ramës përmes rrjeteve sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...