14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha ka ndërruar jetë të dielën në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Lajmin për vdekjen e tij e dha i biri i tij, Visar Berisha.

“Mas nje semundje te rande e kahemotshme, i mesuem mos m’u dorezu, sot baba pranoj burrnisht me iu dorezue Hyjit ne jeten e pasosun. Për shkak të situatës së rëndë epidemiologjike dhe masave që prej sot janë në fuqi nuk do të mund të organizojmë të pame për babën“, shkruan Visar Berisha, në njoftimin për vdekjen e babait.

Sipas familjarëve, Kolë Berisha do të varroset të hënën, më 30 gusht në varrezat e Prishtinës, në praninë e rrethit të ngushtë familjarë.

Kolë Berisha ishte Kryetar i Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në 2007, gjithashtu ishte edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ishte gjithashtu edhe i burgosur politik, e ish anëtar i ekipit negociator për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Pas luftës shërbeu edhe si anëtar i Këshillit Transitor të Kosovës dhe anëtar i Forumit Politik të Kosovës të formuar nga PSSP Søren Jessen-Petersen. Ishte anëtar i Grupit Politik Strategjik për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arjan Konomi: “Dalja e Gretës i bën mirë Selin, nuk duhej të hynte në...

0
Opinionisti Arjan Konomi ka komentuar eliminimin e Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke theksuar se ky zhvillim i shërben Selin...

Kina: “Do të luajmë rol konstruktiv për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme”

0
Pas thirrjes së presidentit Donald Trump që disa vende të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Kina ka njoftuar se do të angazhohet...

“Çfarë viktime bën ti i shkreti?” – Debati tensionuar mes Mateo dhe Rogerti

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes banorëve Mateo dhe Rogerti në oborrin e shtëpisë, duke përfshirë edhe Miri dhe më pas ndërhyrjen e...

“Më sulmoi seksualisht në jahtin e tij” – Viktima e Epstein rrëfen përfshirjen e...

0
Një nga viktimat e trafikut seksual të Jeffrey Epstein, e njohur si Natalie, ka bërë publik rrëfimin e saj për kontrollin dhe abuzimin që...

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...