11.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Ndalohet si të dyshuar për vjedhje, 31 vjeçari vret veten brenda komisariatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kavajë, ku një 31 vjeçar me emrin Ilvi Meta ka vrarë veten brenda komisariatit të policisë.

I riu është ndaluar nga policia ditën e sotme në orën 14:00 si i dyshuar për vjedhje.Mëson se rreth orës 19:08, Meta ka vrarë veten në komisariatin e policisë. Pritet që policia të zbardhë detaje të tjera mbi ngjarjen tronditëse.

Deri më tani dyshimet janë se i riu mund të jetë vetëvrarë për shkak të gjendjes depresive ku ndodhej.

Trupi i viktimës është dërguar në morg, në qytetin e Durrësit për hetimet dhe ekspertizën e mëtejshme.

Pas ngjarjes në komisariatin e Kamzës, ky është rasti i dytë që të ndaluar në komisariatet e policisë vrasin veten. Në ngjarjen e Kamzës, vdekja e të ndaluarit erdhi si pasojë e zjarrvënies së ambienteve të komisariatit nga vetë i ndaluari. Ndërsa këtë herë, i riu i arrestuar ka vrarë veten por ende nuk dihet cilat kanë qenë rrethanat që e kanë bërë të mundur diçka të tillë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...

Stuhia “Teresa” godet Ishujt Kanarie: Përmbytje, valë gjigante dhe kaos në fluturime

0
Stuhia e fuqishme “Teresa” ka përfshirë Ishujt Kanarie në Spanjë, duke sjellë reshje intensive, erëra të forta dhe borë në zonat malore të Tenerife,...

Ambasadori gjerman: Zbatimi i ligjit në Kosovë kyç për integrimin në BE, pa penguar...

0
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet në të gjithë territorin e...

Studimi: Aktivitetet mendore mund të vonojnë Alzheimerin deri në 5 vite

0
Një studim i publikuar më 11 shkurt 2026 në revistën Neurology ka nxjerrë në pah rolin kyç të aktiviteteve mendore në vonimin e shfaqjes...

“Vaksinë” kundër ankthit dhe depresionit? Zbulimi i ri me PA-915 ngjall shpresë

0
Një studim i ri në fushën e Neuroshkencë po tërheq vëmendjen globale, pasi studiuesit kanë zhvilluar një përbërës eksperimental që mund të funksionojë si...