30.2 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Reali eliminon në mënyrë dramatike Manchester Cityn, 2 gola kur anglezët prisnin festën

Real Madrid preu biletën për në finalen e madhe të Champions League, aty ku e pret, Liverpool.

“Los Blancos triumfuan 3-1 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Bernabeu ndaj Manchester Cityt, duke bërë të pavlefshme fitoren 4-3 të skuadrës së Guardiolës në ndeshjen e parë.

Manchesteri ishte skuadër më e mirë në pjesën e parë, por nuk arritën të gjejnë golin e avantazhit. Në pjesën e dytë Reali u hodh në sulm, me Vinicius Junior që humbi një rast të pastër për gol.

Atëherë kur pritej goli i Realit, Manchester City- kaloi në avantazh me anë të Rihad Mahrez në minutën e 73-të.

Mirëpo, madrilenët arritën të përmbysin rezultatin 2-1, falë golave të Rodrygos në minutat 90-të dhe 91-të, duke çuar ndeshjen në shtesë.

Në shtesë Reali arriti të shënonte edhe golin e 3-1 me anë të Karim Benzema. Në minutën e 94-rt të shtesës së dytë në Bernabeu, sulmuesi francez fitoi një penallti të cilën e mori vetë përsipër.

Benzema u tregua i saktë nga pika e bardhë duke ndezur Bernabeun. Deri ën fund rezultati nuk ndryshoi, me Realin që kaloi në finalen e Champions.

Kjo finale është një përsëritje, pasi Real dhe Liverpool u përballën midis tyre në vitin 2018 , e cila u fitua nga madrilenët me rezultatin 3-1.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...