16.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Ndarja nga jeta e piktorit Sali Shijaku, Basha: “La trashëgim kulturës tonë një arkivë të pashoqe ngjyrash dhe jete në telajo”

Ish kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur trishtimin për lajmin e ndarjes nga jeta të piktorit të njohur shqiptar Sali Shijaku.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Basha pohon se Shijaku i la pas trashëgim kulturës tonë një arkivë të pashoqe ngjyrash dhe jete në telajo.

Reagimi i plotë

Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të piktorit dhe artistit të madh Sali Shijaku. Ai i la trashëgim kulturës tonë një arkivë të pashoqe ngjyrash dhe jete në telajo. Ikja e tij nga kjo jetë lë pas një zbrazëti për familjen, miqtë dhe admiruesit e artit të tij elegant.

Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin e artistëve për këtë humbje të madhe!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT