7.5 C
Tiranë
Monday, February 9, 2026
spot_img

Ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë, ndikim negativ edhe në tregjet ndërkombëtare, çmimet e karburanteve pritet të arrijnë deri në…

Nderhyrja ushtarake ruse në Ukrainë ka ndikim negativ çdo ditë e më shumë edhe në tregjet ndërkombëtare. Një krizë e tillë ka goditur edhe ekonominë e Kosovës, duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme, sidomos për derivatet e naftës që po shtrenjtohen vazhdimisht.

Çmimet e karburanteve janë ndër faktorët e parë që po ngritën vazhdimisht këto ditë në Kosovë. Prej ditës së djeshme, çmimet e derivateve në vend janë ngritur për 10 centë në litër.

Ndërkohë që çmimet e karburanteve kanë arritur deri në 1 euro e 50 centë, kryetari i Shoqatës së naftëtarëve Fadil Berjani paralajmëron se çmimet pritet të arrijnë deri në 1 euro e 80 centë.

“Çmimet dje kanë qenë 1 euro e 40 centë, sot kanë mbërri 1 euro e 50 centë. Ka pasur rritje ekstreme. Për qytetarët tonë këto çmime janë shumë të shtrenjta, por kjo nuk po varet prej neve, kjo po ndodhë në tërë botën. Sot, çmimi i naftës është 1 euro e 45 centë, benzinës 1 euro e 50 centë. Deri tash kur jeni duke folur çmimet janë për 50 dollarë në ton duke u shtrenjtuar.

Për momentin nuk ka të ndalur. Kjo është duke ndodhur në gjithë botën. Organizata prodhuese OPEK ka reduktuar prodhimin, dhe lufta e cila është duke u zhvilluar në Ukrainë, këto kanë bërë që në histori të mos ketë çmime kaq të larta siç janë deri më tani… Siç është duke vazhduar trendi, tek ne çmimet do të bëhen 1.70 centë deri 1.80 centë, ndërsa në vendet në rajon, në Shqipëri dhe Serbi do të arrijë deri 2.50 centë”, thekson ai.

Krahas vendimit të Qeverisë për marzhën e fitimit të naftëtarëve, kryetari Berjani ka kërkuar nga ekzekutivi që ta rishikojë vendimin, pasi sipas tij, është gabim dhe bankroton shumë kompani.

“… sa i përket vendimit të Qeverisë, është i gabuar, vendim i cili dëmton dhe i bankroton shumë kompani, ku do të mbesin shumë punëtorë pa punë. Mendoj se ky vendim duhet të rishikohet dhe besoj se do të kenë mirëkuptim, sepse importuesit marzha e fitimit iu ka dhënë 4 për qind, ndërsa shitësve me pakicë 6 për qind. Kjo është shumë gabim”, thotë ai.

/Telegrafi

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 8 Shkurt 2026

0
Dashi Ditë që kërkon durim dhe vetëkontroll. Mos nxitoni vendime impulsive. Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokusohuni te çështjet praktike dhe financiare. Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një bisedë e hapur...

Parashikimi I motit, e Diel, 8 Shkurt 2026

0
Më 8 shkurt 2026, moti në Shqipëri pritet të jetë dimëror dhe i paqëndrueshëm. Vranësirat do të jenë të shpeshta në pjesën më të...

Tragjedi në Angli: Miss Faversham 2022 humb jetën në aksident me makinë

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në High Wycombe, Angli, ku 21-vjeçarja Elisha Skinner, e kurorëzuar Miss Faversham 2022, humbi jetën pas një...

Biznesmeni italian humb jetën pas operacionit për zvogëlim stomaku në Tiranë

0
Një biznesmen italian, Massimo Ferro, 54 vjeç, ka ndërruar jetë vetëm 3–4 ditë pas një operacioni për ngushtimin e stomakut në spitalin privat Trita...

Katër viktima dhe tre pacientë për transplante mëlçie në Kaliforni nga “Kapela e Vdekjes”

0
Katër persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kërkojnë transplante mëlçie në Kaliforni pas konsumimit të kërpudhave të egra të njohura si “kapela...