10.5 C
Tiranë
Friday, November 15, 2024
spot_img

Ndërpritet seanca parlamentare, Noka dhe Baçi bllokojnë foltoren

Deputetët e Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Luan Baçi kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke kërkuar shpjegime nga kryetarja Lindita Nikolla se pse i ka hequr nga grupi parlamentar i PD.

Gjatë replikës Nikolla tha se ky është një vendim i grupit parlamentar të PD-së dhe nuk është ajo që ka bërë këtë veprim.

Dy deputetët paralajmëruan padi në Gjykatën Kushtetuese për këto akte, që sipas tyre  implikon kryetaren e parlamentit.

Sipas tyre, këto veprime synojnë të mbajnë peng opozitën. Këto veprime bënë që kryetarja e Kuvendit të ndërpresë seancën plenare për dhjetë minuta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT