Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Gjirokastër, ku Sheqere Zeko, 72 vjeçe, ka humbur jetën pak orë pas rënies nga tarraca e Azilit të Pleqve.
Sipas raportimeve, e moshuara ra nga një lartësi prej 7 metrash ndërsa po sodiste natyrën, duke marrë fraktura në shpatull dhe këmbë. Ajo u transportua fillimisht në Spitalin e Gjirokastrës dhe më pas u dërgua në Spitalin Memorial për trajtim më të specializuar, por gjatë rrugës nuk mundi të mbijetojë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.






