28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Një minutë heshtje për Adem Jasharin dhe Tomor Dostin”, Kuvendi miraton ndryshimet në kabinetin “Rama 4”

Seanca plenare e kësaj të enjteje nisi me një minutë heshtje në nderim të heroit kombëtar Adem Jashari dhe familjes së tij, në kujtim të sulmeve të Serbisë më 5 mars 1998 në Prekaz. Kërkesa për këtë minutë heshtje erdhi nga Partia Socialiste dhe u drejtua nga kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla.

Partia Demokratike kërkoi gjithashtu një minutë heshtje për ish-deputetin Tomor Dosti, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

Pas debatit për procedurën dhe mosfutjen në rendin e ditës së raporteve mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e mandatit të deputetes Belinda Balluku, seanca vijoi me votimin e ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Katër ministrat e rinj ishin ulur në lozhat e Kuvendit, duke pritur votëbesimin për t’u betuar më pas para Presidentit të Republikës.

Ndryshimet në qeverinë “Rama 4”:
• Albana Koçiu – zv.kryeministre, zëvendëson Belinda Ballukun
• Enea Karakaçi – ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, zëvendëson Belinda Ballukun
• Besfort Lamallari – ministër i Brendshëm, zëvendëson Albana Koçiun
• Toni Gogu – ministër i Drejtësisë, zëvendëson Besfort Lamallarin
• Ferit Hoxha – ministër i Jashtëm, zëvendëson Elisa Spiropalin
• Ermal Nufi – ministër i Mbrojtjes, zëvendëson Pirro Vengu
• Eriona Ismaili – ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëvendëson Toni Gogun

Seanca pasqyroi tensionet për procedurën parlamentare, por edhe vendimet strategjike të qeverisë për kabinetin e ri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...