5.5 C
Tiranë
Tuesday, March 10, 2026
spot_img

Ndërron jetë në moshë të re nga COVID fizioterapisti i kombëtares shqiptare, Ylli Mihali

Ylli Mihali, mjeku pranë Kombëtares shqiptare prej 27 vitesh, nu kia del dot në betejën ndaj Covid-19. Ai është ndarë nga jeta në moshë të re, duke trishtuar futbollin shqiptar dhe jo vetëm.

Prej dy javësh i intubuar në spital, fizioterapisti i kombëtares shqiptare nuk ka arritur që të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë. Ylli Mihali, 55-vjeç ishte pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit prej 27 vitesh. Mihali ishte i vaksinuar me dy dozat e vaksinës ‘Pfizer’, ndërkohë që nuk dihet nëse ka pasur sëmundje të tjera.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka në një shënim në mediat sociale shpreh ngushëllimet për largimin nga jeta të Mihalit, ku thotë se ky ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe ishte pranë futbollistëve në çdo situatë të vështirë.

Postimi i plotë

Të dashur miq! Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19.

Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij.

Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë.

Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.

Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Vendet që do të na minonin nga brenda nuk mund të bëhen pjesë e...

0
Komisionerja për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Marta Kos, ka dhënë një mesazh të qartë për vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar...

“400 kg kokainë nga Spanja në Gjermani”: dosja e SPAK zbulon si u përfshi...

0
Detaje të reja nga dosja e SPAK hedhin dritë mbi aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga Inez Hajrulla, ku sipas hetimeve rezulton të...

“Frigoriferi me armë” dhe arratisja spektakolare nga burgu i Drenovës: si e organizoi Admir...

0
Nga të gjitha arratisjet e bujshme që kanë ndodhur në burgjet shqiptare, një nga më të organizuarat mbetet ajo e nëntorit 2013 në burgun...

Humb kontrollin e motomjetit dhe del nga rruga, humb jetën 40-vjeçari në Berat

0
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor dytësor Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas, ku një person ka humbur jetën. Sipas informacionit...

“E dua mo vlla” – plas debati mes Mirit dhe Selin pas deklaratave në...

0
Spektakli i sotëm i “Big Brother VIP” ka sjellë sërish tensione dhe debate të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këtë herë...