25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Vendet që do të na minonin nga brenda nuk mund të bëhen pjesë e BE-së”, Marta Kos mesazh të fortë për vendet kandidate

Komisionerja për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Marta Kos, ka dhënë një mesazh të qartë për vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar se procesi i integrimit do të mbetet i bazuar rreptësisht në reforma dhe standarde demokratike.

Gjatë një seance në Parlamentin Evropian, Kos deklaroi se vendet që synojnë të bëhen pjesë e BE-së duhet të jenë demokraci të forta dhe të qëndrueshme, të afta të përballojnë ndikimet e jashtme, veçanërisht ato që vijnë nga Rusia.

“Vendet që do të na minonin nga brenda nuk mund të bëhen shtete anëtare të BE-së. Ne duhet të sigurohemi absolutisht për këtë. Vendet që i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta dhe elastike, të afta t’i rezistojnë ndikimit toksik të Rusisë dhe të të tjerëve,” u shpreh Kos.

Komisionerja theksoi se në procesin e zgjerimit nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për reformat, duke shtuar se qytetarët evropianë presin nga institucionet e BE-së një proces serioz dhe të besueshëm.

Në fjalën e saj, ajo iu referua edhe vendeve që aktualisht konsiderohen në pararojë të integrimit, si Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Republika e Moldavisë. Sipas saj, fakti që këto vende janë vlerësuar deri tani me performancë më të mirë nuk u garanton një status të privilegjuar në proces.

“Duke qenë se jeni konsideruar deri tani si një shtet favorit në procesin e pranimit në BE, kjo nuk ju garanton një status të veçantë. Progresi duhet të ruhet në vijimësi përmes zbatimit të reformave,” theksoi ajo.

Deklarata e Kos nënvizon se edhe për vendet që konsiderohen në krye të procesit të zgjerimit nuk ka garanci për afate të caktuara për anëtarësim, nëse reformat ndalen ose devijojnë nga standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...