7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit Fatos Kongoli

Ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare Dorian Kongoli, djali i autorit të njohur shqiptar Fatos Kongoli. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë shkrimtari përmes një postimi në faqen zyrtare të shtëpisë botuese “Toena”.

Dorian Kongoli jetonte dhe punonte prej më shumë se 25 vitesh në New York, ku kishte ndërtuar familjen e tij dhe një karrierë të suksesshme në radhët e policisë së qytetit.

Përveç punës në shërbim publik, ai ishte edhe shkrimtar. Nën pseudonimin Dorian Keys, ai botoi disa romane në gjuhën angleze, ndër të cilat:
• Imprint Legacy (2019)
• Morning Star (2020)
• Yesterday’s Tomorrow: Big Brother Has Evolved (2022)

Në gjuhën shqipe është përkthyer romani i tij “Transplanti i Jetës” (Toena, 2020), ndërsa pritet të botohet edhe vepra e tij e fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje.”

Familja Kongoli ka njoftuar se pritja për homazhe do të zhvillohet në mjediset e Shtëpisë Alba, në rrugën e Durrësit, sipas këtij orari:
• E premte, 31 tetor: 10:00–13:00 dhe 17:00–20:00
• E shtunë, 1 nëntor: 10:00–13:00 dhe 17:00–20:00

Një humbje e madhe për familjen Kongoli dhe për komunitetin letrar shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...