5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Ndryshime në programin e “Vizave të Arta” në Evropë: Një përpjekje për të reduktuar blerjet spekulative

Portugalia, e cila ka përfituar më shumë se 5.8 miliardë euro nga programi i “vizave të arta”, e ndryshoi atë muaj më parë duke hequr pronat e paluajtshme nga opsionet e investimit, në mënyrë që të reduktojë blerjet spekulative dhe të qetësojë tregun e banesave. Fluksi masiv i një numri të madh të të huajve në vend përjashtoi mijëra portugezë me të ardhura të ulëta nga banesat urbane.

Ndërkohë pas 10 vitesh zbatim, “viza e artë” ka sjellë në buxhetin e Spanjës miliarda euro investime, por në të njëjtën kohë ka shkaktuar një krizë strehimi shkatërruese për qytetarët e saj. Këta të fundit thonë se pavarësisht profesionit dhe të ardhurave është pothuajse e pamundur të gjesh një shtëpi me çmime të përballueshme.

Pikërisht për të përballuar krizën e strehimit, Spanja njoftoi pak ditë më parë se po heq “vizën e artë” dhe po i bashkohet listës së vendeve europiane që kanë bërë të njëjtën gjë. Gjashtë vende të Eurozonës nisën programin e ‘vizave të arta’ në kulmin e krizës së borxhit të euros në vitin 2012 në një përpjekje për të mbuluar deficitet e tyre buxhetore. Ata që u detyruan t’u drejtoheshin huadhënësve ndërkombëtarë, Spanja, Irlanda, Portugalia dhe Greqia, kishin nevojë të dëshpëruar për para për të paguar kreditorët e tyre dhe duke e bërë këtë rinxehën tregjet e pronave gjysmë të vdekura.

Spanja lëshoi 14.576 ‘viza të arta’ për të huajt e pasur që blenë prona me vlerë më shumë se 500.000 euro. Por duke e bërë këtë, ata i ngritën çmimet e pasurive të paluajtshme në nivele të larta për spanjollët. “Vizat e arta” u jepnin shtetasve të vendeve të treta leje qëndrimi të përkohshme, shpesh pa pasur nevojë të jetonin në vendin që u ofronte. Investitorët nga Kina, Rusia dhe Lindja e Mesme u dyndën në masë dhe blenë prona. Në vitet e fundit pas Brexit, shumë britanikë blenë shtëpi në Greqi, Portugali dhe Spanjë, të ndjekur nga shumë amerikanë që nuk mund të jetojnë aq rehat sa do të donin në metropolet amerikane.

Greqia, një nga vendet e fundit europiane që ofron “vizën e artë”, së fundmi ka rritur shumën e kërkuar të investimit në 800 mijë euro nga 500 mijë. Por tashmë programet e “vizave të arta” po marrin fund, teksa qeveritë përpiqen të riparojnë dëmet që i shkaktuan tregut të banesave. Dhe pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, zyrtarët e BE-së bëri thirrje për t’i dhënë fund, duke paralajmëruar se programet e ‘vizave të arta’ ofrohen për pastrim parash, evazion fiskal e deri në lehtësimin e krimit të organizuar.

Irlanda e përfundoi programin vitin e kaluar pjesërisht për shkak të shqetësimeve se po ofrohej për pastrimin e parave ruse. Tërheqja e programeve pason një krizë më të gjerë strehimi në Europë, tregjet e pronave të së cilës kanë pësuar për vite me radhë një transformim që ka përjashtuar punëtorët me të ardhura mesatare, duke përfshirë mjekët, profesorët dhe oficerët e policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...