10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ndryshimet dhe reformim në radhët e Policisë së Shtetit/ Lirohet nga detyra Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Policinë e Shtetit

Pas paralajmërimeve për ndryshime dhe reformim në radhët e Policisë së Shtetit kanë ardhur edhe lëvizjet e para.

Drejtuesi i Lartë Gjovalin Loka është liruar nga detyra që mbante si Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Policinë e Shtetit. Ndërkohë që pritet që ai të emërohet në një tjetër detyrë.

Ristrukturimi i policisë së shtetit u paralajmërua tre ditë më parë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili u shpreh se brenda kësaj jave ndryshimet do të prekin jo vetëm drejtoritë e qarqeve, por edhe kapilarët e saj në komisariate.

Po ashtu kjo lëvizje vjen edhe pas ngjarjeve të fundit në Velipojë, ku pas një konflikti për territorin e vendosjes se shezlongëve u vranë 4 persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Loka e mbante këtë detyrë që prej 15 shkurtit të vitit 2018, ndërsa më herët ka mbajtur edhe disa pozicione të tjera drejtuese.

Nga shef i Komisariatit nr. 1 në Tiranë,  Loka vijoi më pas në disa nga drejtoritë më të rëndësishme të vendit, si ajo e Lezhës, Shkodrës dhe Vlorës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...