7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Ndryshimet kushtetuese për mandatin e organeve të vetingut/ Opozita bojkoton mbledhjen e Komisionit

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike e bojkotuan këtë të premte mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku do të shqyrtohej nisma e PS për ndryshimet kushtetuese.

“Në rendin e ditës është caktimi i relatorit nga opozita, miratimi i ekspertëve dhe ekspertizës dhe caktimi i detyrave nga ekspertët.

Duke qenë se nuk vazhdojmë dot me pikën dy e tre për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës, në këtë mbledhje duke dëshiruar e duke kërkuar patjetër
praninë e tyre në mbledhjen e ardhshme për të mirëfunksionuar mbledhja dhe për të ecur para me kalendarin e miratuar në mbledhjen e shkuar”, tha kryetarja e Komisionit Lindita Nikolla.

Në mbledhjen e sotme, maxhoranca miratoi edhe vendimin për t’ju drejtuar Komisionit të Venecias për një mendim lidhur me nismën për ndryshimet kishtetuese për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut.

Në këtë pikë ishte Fatmir Xhafaj ai që abstenoi.

“Abstenim. Për mos e zgjatur më shumë i qëndroj cfarë kam thënë më parë dhe abstenoj. Vijoj t’i përkas bindjes se i gjithë ky proces që kemi ndërtuar përmes këtij kalendari intensiv duhet të na cojë në një analizë të plotë shteruese të procesit të vettingut në këta 5 vjet, si domosdoshmëri nga njëra anë për të argumentuar drejtësinë e procesit në tërësi dhe nismës për zgjatjen e afatit në vecantë. Dhe për të ndihmuar debatin lidhur me akuzat që i bëhen projektit dhe procesit në tërësi nga kundërshtarët e tij. Besoj fort, se nëse arrijmë të krijojmë një kuadër të plotë të ecurisë së procesit do mund të shkojmë edhe në zgjidhjen e duhur në përfundim të vendimmarrjes kushtetuese. Kam përgatitur një tërësi pyetjesh që unë besoj mund të ndihojmë ekspertizën e thirrur nga ky komision, por edhe ekspertiza ndërkombëtare.”-tha Xhafaj

, tha Xhafaj.

“Me shumicë miratohet do i drejtohemi dhe komisionit të Venecias”-, tha Nikolla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...