Afërsia mes Mateos dhe Brikenës në shtëpinë e “Big Brother VIP” po shoqërohet me batuta, ironi dhe replika që nuk kalojnë pa u vënë re nga publiku. Edhe pse dyshja shfaqet gjithnjë e më pranë, Brikena vijon të mbajë një qëndrim të rezervuar dhe disi të ftohtë, gjë që Mateo nuk heziton t’ia vërë në dukje.
Gjatë një bisede mes tyre, Brikena e ngacmoi Mateon duke i thënë se do të shkonte të kërcente në dasmën e tij, nëse ai do të martohej. Por përgjigjja e Mateos ishte ajo që ndezi diskutimin dhe u kthye menjëherë në një nga momentet më të komentuara në shtëpi.
“Nëse do jesh në dasmën time, ose do jesh nuse, ose s’do jesh fare. Nuk mbaj miqësi me vajzat që pëlqej”, iu përgjigj Mateo, duke e surprizuar Brikenën.
Biseda mes tyre vijoi me tone ironike dhe të tensionuara lehtë, ku Mateo shtoi se ajo do të ishte “e ftuara e nderit”, ndërsa Brikena reagoi duke i kërkuar të mos e nervozonte më.
Replikat mes dy banorëve kanë nxitur reagime të shumta në rrjet, duke shtuar dyshimet se mes tyre mund të ketë më shumë se thjesht batuta, edhe pse Brikena vazhdon të mbajë distancën. Nëse kjo dinamikë do të shndërrohet në diçka më serioze apo do të mbetet vetëm lojë fjalësh, mbetet për t’u parë në vazhdim të BBV.






