8.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

“Ne do ti japim Shqipërisë një President normal”/ Balla: “Gatishmëri për dialog me tre grupet parlamentare në Kuvend”

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, tha se sa i takon çështjes së zgjedhjes së Presidentit do të reflektojë gatishmëri për dialog me tre grupet parlamentare në Kuvend.

“Çështja e dytë që kam e që lidhet me opozitën është se po ndeshim tek ta e ndër ta një dukuri të re dhe shume të rrezikshme për vendin tonë > antiamerikanizmin. Është e zymtë të konstatosh sulmet e përsëritura dhe përherë e më të pamoralshme ndaj Sekretarit të Shtetit apo Ambasadës Amerikane, që një pjesë e kalbur e politikës shqiptare dhe kalemshinjtë e vet të porositur e që ende paguhen me paratë e korrupsionit të pahetuar, për rrjedhoje të pandërshkuar ende. Ky zhvillim I ri shënon një regres historik, por për fat të mirë nuk përfaqëson, në asnjë sondazh serioz: vullnetin e popullit shqiptar.

Prej shtatorit 2021 ne kemi patur dhe do të vazhdojmë të kemi një qasje të re me opozitën zyrtare. Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë vendi i dialogut kontruktiv. Ne duhet të ndahemi nga modelet bajate të së shkuarës, në të gjitha format e saj, ne duhet të punojmë të gjithë për të ardhmen.

Procesi i Zgjedhjes së Presidentit të Republikës në të cilin Kuvendi i Shqipërisë do të investohet gjatë javëve të Shqipërisë natyrshëm do të reflektojë këtë qasje tonën, të gatishmërisë për dialog me të tre grupet parlamentare në Kuvend.

Krahas këtij procesi dhe që lidhet me sfidën e parë, Kuvendi duhet të përmbushë detyrimet që i takojnë nën prizmin e vendimeve të gjykatës kushtetuese apo gjetjeve të veta, duke miratuar Ligjin për Institucionin e Presidentit të Republikës.

Ne do ti japim Shqipërisë një President normal dhe krejtësisht të ndryshëm nga Ilir Meta, por Ligji i ri për Presidentin është I domosdoshëm.

Dhe këtu dua ta kujtoj Qeverinë që të mos vonojë më dhe të sjellë sa më shpejt projekt-ligjin për medaljet, titujt, dekoratat. Presidenti që po ikën e ka shpërdoruar aq shumë këtë kompetencë saqë as ai vetë nuk e di se sa ka dhënë e kujt ia ka dhënë”.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT