21.3 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Rama nis fjalimin në Kongres: “Goditja mbi çmimet prek drejtpërdrejt 2 hallka të zinxhirit të jetës sonë”

Kryesocialisti Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij në Kongresin e PS-së me një përshëndetje për të pranishmit, por specifikisht me ish-kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, një emër me peshë te socialistët.

“I nderuar kongres i PS, shumë të dashur socialistë dhe socialiste, kudo jeni dhe duke na ndjekur, i dashur Gramoz.”, tha Rama.

Si të mos mjaftonte një tërmet që tronditi fort mbarë shoqërinë tonë duke vrarë plagosur dhe nxjerrë për pak sekonda në rrugë të madhe mbi 15 mijë familje dhe një pandemi që goditi me forcë mbarë botën duke tronditur themelet e ekonomisë tonë, plas tani dhe një luftë mu në Europë.

Kjo fatkeqësi e treta radhazi në tre vjet vret plagos dhe përzë nga vendi i tyre miliona njerëz por shtrembëron dhe këput hallka të zinxhirëve ekonomik të furnizimit të mbarë botës me naftë, gaz, grurë hekur e me radhë, duke goditur çmimit e produkteve bazë për ushqimin e njerëzve dhe për zhvillimin e vendeve.

Goditja mbi çmimet prek drejtpërdrejt 2 hallka të zinxhirit të jetës sonë, cënon ata që kanë të ardhura më të ulta, dhe nga ana tjetër kërcënon investimet publike dhe private.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Inteligjenca artificiale në ndihmë të shpëtimit pas tërmeteve në Venezuelë, NASA dhe BE hartojnë...

0
Teksa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuarit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, teknologjia po luan një rol kyç në koordinimin...

“Mjekët vijnë me vonesë dhe ikin pasi vizitojnë 3-4 pacientë”/ Rama: Kjo është arsyeja...

0
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se administrata shtetërore vijon të përballet me probleme serioze në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke e lidhur pakënaqësinë...

“Si ai i Shqipërisë”/ Italia bllokon resortin luksoz në Sardenjë, anulon autorizimin pas protestave...

0
Qeveria italiane ka anuluar autorizimin për projektin e resortit luksoz Tavolara Bay në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, pasi investimi rrezikonte të shndërrohej...

“Goditën policët, sulmuan deputetët dhe një gazetar”/ Policia arreston 19 protestues pas tensioneve te...

0
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 19 personave pas protestës së dhunshme të zhvilluar paraditen e djeshme pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku pati...

“Shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”/ Bedri Hamza zbulon mesazhin që i përcolli...

0
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë,...