10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Në hapat e babait të saj/ Paris,vajza 22 vjeçare e Michael Jackson publikon këngën e parë

E nisi me një kitarë në dhomën e saj, por vajza e mbretit të Pop-it, Michael Jackson ka publikuar albumin e saj solo.

Paris, 22 vjeçe ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj muzikës, por vetëm tani ajo bërë një hap duke e quajtur veten këngëtare.

Kënga e shkruajtur nga ajo vetë, shënon daljen e saj solo për “Republic Record”s, me të cilin ajo ka nënshkruar një marrëveshje.

“Unë ndihem shumë e emocionuar. Jam e entuzismuar, nervoze, shumë falënderuese dhe shumë e lumtur. Liria për të krijuar, duke mos u thënë se çfarë të këndosh dhe si ta këndosh, çfarë të shkruash; është e mrekullueshme. Është një dhuratë, është një bekim,” u shpreh ajo.

Paris, vajza e vetme e Michael Jackson ka bërë muzikë me ish-të dashurin e saj Gabriel Glenn, pjesë e bandës së tyre, The Soundflowers.

Ajo kishte një rol të vogël në vitin 2017 si Rachel Wells në serinë televizive Fox “Star” dhe gjithashtu është shfaqur në serialin “Scream” dhe filmin “Gringo”.

Në korrik ajo nxiti polemikë me lajmet për portretizimin e saj të Jezusit si lezbike në filmin “Habit”.

Rreth asaj kohe, ajo dhe Glenn debutuan në Dokumente “Unfiltered: Paris Jackson and Gabriel Glenn” në Facebook për jetën e tyre dhe grupin e tyre.

Albumi i parë i plotë i Jackson, “Wilted”, do të dalë në treg më 13 nëntor.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...