12.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

“Ne i kemi mbajtur të gjitha premtimet ndërsa ata nuk kanë mbajtur asnjë zotim”, Erdogan humb shpresat nga BE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha më 1 tetor se vendi i tij “nuk pret më asgjë nga Bashkimi Evropian, i cili na ka lënë të presim në derën e tij për 40 vjet”.

Ne i kemi mbajtur të gjitha premtimet që ia kemi bërë BE-së, ndërsa ata nuk e kanë përmbushur pothuajse asnjë zotim”, tha ai para fillimit të sesionit të ri parlamentar në Ankara.

Erdogani shtoi se nuk e ka ndër mend të “tolerojë kërkesa të reja, apo kushte në procesin e anëtarësimit” të Turqisë në bllok.

Zemërimi i Erdoganit e ka burimin edhe nga një vendim i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila e kritikoi Turqinë të enjten e kaluar për dënimin e një mësimdhënësi pas tentim-puçit më 2016, mbi bazat se ai e kishte shkarkuar një aplikacion të koduar për dërgimin e mesazheve të ndërlidhur me puçistët e dyshuar.

Vendimi i gjykatës se të drejtat e Yuksel Yalcinkayas janë shkelur mund ta krijojë një precedent të fuqishëm, në një kohë kur gjykata me bazë në Strasburg ka para vetes mijëra raste të ngjashme.

Turqia e fajëson një grup të udhëhequr nga kleriku fetar turk me vendbanim në Shtetet e Bashkuara, Fetullah Gulen, për puçin e dështuar për ta rrëzuar Erdoganin nga pushteti, duke pretenduar se aplikacioni i mesazheve i quajtur ByLock, ishte përdorur për ta bashkërenduar komplotin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...