17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Në pranga dy shtetas në sajë të një operacioni për lojrat e fatit,dhe dy të tjerë kapen duke hedhur baste sportive

Policia ka vënë në pranga dy shtetas në sajë të një operacioni për lojrat e fatit.

S.Xh. 56 vjeç dhe F.S. 48 vjeç janë arrestuar pasi kanë përshtatur lokalet e tyre për të zhvilluar në mënyrë të paligjshme aktivitetin e lojrave të fatit. Dy shtetas të tjerë janë kapur në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e vendosjes së basteve sportive, Xh.A. 20 vjeç dhe S.S. 17 vjeç të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 aparate celulare dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e palejuar.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë, në fushën e lojërave të fatit.

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Game over”.

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Sekuestrohen 4 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e palejuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– S. Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë, pronar i një lokali në rrugën “Muhamet Deliu”;

– F. S., 48 vjeç, banues Tiranë, pronar i një lokali në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit Xh. A., 20 vjeç, dhe S. S., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasit S. Xh., dhe F. S., kishin përshtatur lokalet e tyre, për organizimin e lotarive të palejuara, dhe gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, shtetasit S. Xh., F. S., Xh. A., dhe S. S. u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 aparate celulare dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e palejuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...