Një 42 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Lushnjës pasi akuzohet për dhunë në familje.
Sipas policisë mësohet se 42 vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë 42 vjeçarin, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.