14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Në vend që të ndalet, lufta është përkeqësuar”/ Papa Françesku thirrje për armëpushim: “Ndaloni sulmet për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve të rraskapitur”

Papa Françesku ka shfrytëzuar fundjavën e Pashkëve Ortodokse duke bërë thirrke për armëpushim të luftës në Ukrainë “që të lehtësohen vuajtjet e njerëzve të rraskapitur”.

Flamuri blu dhe i verdhë i Ukrainës u valëvit mes besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, ku udhëheqësi i Kishës Katolike Romake kujtoi sulmet ruse që tashmë kanë nisur prej dy muajsh, më 24 shkurt.

“Në vend që të ndalet, lufta është përkeqësuar. Është e trishtueshme që në këto ditë më të shenjta dhe solemne për të krishterët, të dëgjojmë zhurmën vrastare të armëve, ndërsa duhet të dëgjonim atë të kambanave që lajmërojnë ringjalljen… Përsëris thirrjen për një armëpushim të Pashkëve, shenjën më të vogël të prekshme të gatishmërisë për paqe. Ndaloni sulmet për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve të rraskapitur”, tha më tej Papa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...