8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Neglizhenca në trajtimin mjekësor: Gjykata e Fierit pezullon dy mjekë dhe vendos masa sigurie për një tjetër

Gjykata e Fierit ka vendosur pezullimin nga detyra për dy mjekë, si dhe detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore për një të tretë, pas akuzave për neglizhencë në trajtimin mjekësor që çoi në humbjen e jetës së një pacienti.

Prokuroria e Fierit njoftoi se procedimi penal nr. 181, i vitit 2022, është regjistruar për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, sipas nenit 96/2 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve, më 3 shkurt 2022, shtetasi A.Sh. u paraqit në spitalin e Patosit me dhimbje gjoksi, u transferua në Spitalin Rajonal të Fierit dhe më pas u kthye në Patos, ku ndërroi jetë në një lokal. Mjekët në turn mohuan të kishin dijeni për rastin dhe praninë e pacientit në turnin e tyre.

Hetimet, mbështetur edhe në ekspertizën mjekoligjore, konstatuan elementë të qartë të neglizhencës që ndikonin drejtpërdrejt në pasojën fatale.

Gjykata e Fierit vendosi:

1.Pezullimin nga detyra për mjekun B.Dh.
2.Pezullimin nga detyra për mjeken I.Ç.
3.Detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore për shtetasin K.J.

Ekzekutimi i masave është kryer nga policia gjyqësore më 25 dhjetor 2024. Prokuroria e Fierit shprehet e angazhuar për trajtimin e rasteve të neglizhencës mjekësore dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të pacientëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...