8.5 C
Tiranë
Tuesday, January 20, 2026
spot_img

Negociatat me talibanët në Afganistan, kancelarja Merkel shprehet në favor të hapjes së tyre

Kancelarja tha se synimi do të ishte fillimisht nxjerrja e të rrezikuarve nga vendi. Për dialogun megjithatë kërkohen kushte.

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur në favor të hapjes së negociatave me talibanët në Afganistan.

“Lidhur me talibanët, fakti është se natyrisht që duhet të flasim me ata, sepse tani janë ata, të cilëve duhet t’u drejtohesh”, tha Merkeli në një konferencë shtypi në Hagen, në periferi të rajonit të Ruhrit të dielën.

Ajo tha se qëllimi ishte të sigurohej që në veçanti njerëzit që kishin punuar për organizatat gjermane të zhvillimit dhe që ndiheshin të rrezikuar të nxirren jashtë vendit. Organizatat e ndihmës duhet të kenë mundësinë të ndihmojnë popullsinë e vuajtur, tha kancelarja.

Angela Merkeli ishte në rajon për t’u takuar me njerëzit e prekur nga përmbytjet e korrikut, të cilat shkretuan pjesë të Gjermanisë perëndimore.

Kreu i partisë kristjandemokrate gjermane, CDU, Armin Laschet, një kandidat potencial si pasardhës i Merkelit në postin e kancelarit pas zgjedhjeve të 26 shtatorit, tha gjithashtu se ishte e nevojshme të flitej me talibanët, shkruan agjencia e lajmeve, dpa.

Komuniteti ndërkombëtar do të duhej të formulonte qartë në një rast të tillë kushtet në të cilat do të ishte i mundur bashkëpunimi.

Ministrat e Jashtëm të shteteve të BE ranë dakord të premten për bashkëpunim të kufizuar me talibanët militantë islamikë në Afganistan.

Për të punuar me BE, talibanët duhet së pari të garantojnë se Afganistani nuk do të strehojë terroristë që mund të organizojnë sulme ndaj vendeve të tjera si në të kaluarën, tha kryediplomati i BE Josep Borrell. Në vend të kësaj, talibanët duhet të respektojnë të drejtat e njeriut, veçanërisht ato të femrave; të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse; të lejojnë qasje pa pengesa për ndihmat humanitare; dhe të lejojnë shtetas të huaj dhe afganë të kërcënuar të largohen, tha Borrelli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KF Vora surprizon Tiranën, barazon 1-1 dhe shton pikëpyetje për vendin e fundit të...

0
KF Vora ia doli të ndalte 1-1 një tjetër skuadër të madhe të futbollit shqiptar, KF Tiranën, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin...

Guatemala në trazira: Oficeri i nënti vdes pas sulmeve në burgje, shpallet “gjendje rrethimi”...

0
Një tjetër oficer policie në Guatemala ndërroi jetë të hënën, një ditë pas një vale sulmesh dhe trazirash që çuan presidentin Bernardo Arevalo të...

Partizani mposht Teutën 2-1 dhe i jep fund serisë së humbjeve radhazi

0
Në javën e 20-të të Kategorisë Superiore, Partizani vendosi t’i japë fund tre humbjeve radhazi, duke triumfuar 2-1 ndaj Teutës në stadiumin “Arena e...

Dolce sqaron raportin me Lim Hotin: “Nuk jam futur në mes të askujt”

0
Pas publikimit të një klipi ku banorët komentuan marrëdhënien e saj me Lim Hotin, Dolce ka reaguar duke sqaruar situatën. Ajo theksoi se Limi...

Trump: “Groenlanda është e domosdoshme për Sigurinë Kombëtare dhe Botërore” – Bisedë telefonike me...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se ka zhvilluar një “bisedë telefonike shumë të mirë” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me...