35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Shqipëria futet sërish në listën e vendeve mjaft të rrezikuara nga Corona

Shqipëria futet sërish në listën e vendeve mjaft të rrezikuara nga Corona. Për ata që kthehen në Gjermani kjo do të thotë karantinë 10-ditore, që mund të ndërpritet vetëm pas 5 ditësh pas testit negativ.

Rregullisht në bazë të zhvillimit të pandemisë, Instituti gjerman Robert Koch aktualizon të dhënat, në bazë të cilave Ministria e Jashtme e Gjermanisë e vendos ose e heq një vend nga lista e vendeve të rrezikuara. Nga e diela (05.09) Ministria e Jashtme gjermane e vendosi sërish Shqipërinë në listën e zonave me rrezik të lartë të virusit, kjo pasi Instituti Robert Koch e kategorizoi Shqipërinë si vend me rrezik të lartë të premten, për shkak të numrit të lartë në rritje të infektimeve.

Në këtë listë rifuten edhe Serbia, Sri Lanka, Azerbajxhani dhe Japonia. Ky kategorizim ka pasoja për udhëtarët që kthehen nga pushimet.

Udhëtarët e pavaksinuar apo ata që nuk e kanë kaluar Coronën dhe kthehen nga zonat me rrezik të lartë të virusit, duhet për 10 ditë të futen në karantinë, edhe nëse paraqesin një test negativ të Coronës. Vetëm pas ditës së pestë të karantinës, ajo mund të ndërpritet pas një testi negativ. Edhe fëmijët duhet të futen në karantinë. Kurse fëmijët nën 12 vjeç nuk ka nevojë të bëjnë test të ri pas pesë ditësh karantinë, ajo mbaron për ata automatikisht pas ditës së pestë. Të vaksinuarit dhe të shëruarit mund të mënjanojnë karantinën, nëse paraqesin një dokument të vaksinimit apo shërimit nga Corona.

Përveç karantinës të kthyerit në Gjermani nga zonat e rrezikut duhet të plotësojnë më parë edhe një formular digjital.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...