8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Nëna e viktimes së dyshuar për abuzim seksual në Elbasan: “Më kanë thënë të hiq denoncimin”

Nëna e 31-vjeçarit, i cili dyshohet se është abuzuar seksualisht nga dy burra në Elbasan, ka dhënë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen në një emision televiziv.

Ajo rrëfeu se njerëz të afërt të të dyshuarve i kanë kërkuar të hiqte denoncimin. E divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve, ajo tregoi se babai i 31-vjeçarit është jashtë Shqipërisë dhe se nuk ka dijeni nëse ai ka marrë vesh për ngjarjen.

Nëna e 31-vjeçarit theksoi se, megjithëse e kishte mbajtur djalin afër, ai kishte kaluar kohë te të dyshuarit duke bërë miqësi.

Nëna e 31-vjeçarit: Jam e divorcuar e jetoj vetëm. I ati i djalit nuk është në Shqipëri. Kam një djalë tjetër dhe ai nuk jeton këtu në Shqipëri. Më kanë thënë që hiq denoncimin, këtë e ka bërë vajza e të dyshuarit që është në arrest shtëpie.

Këtë fakt e kam thënë edhe në Prokurori. Djali është bërë më agresiv, që kur ngjarja është transmetuar në televizion.

Ajo shtoi më tej se kur i ka bërë dush djalit, vuri re se 31-vjeçarit i doli gjak. Sipas saj, djali ishte sëmurë për disa ditë dhe më vonë ka treguar se çfarë kishte ndodhur.

Ai ishte sëmurë dhe pastaj e kuptova më vonë. Më tej tregoi se kishte akoma gjak poshtë dhe më tregoi se ndodhi kështu e kështu. Kur i bëra dush i pashë gjak. Djali shkon ndonjëherë atje dhe bënte ndonjë muhabet. Çonte kafe atje, pak kohë kalonte.

Njëri nga ata punonte usta tek kantieri. Burrat që dyshohen për abuzim aty kanë punuar, këtu afër nesh. Unë djalin e kam mbajtur afër gjithmonë, por shkonte gjysmë ore tek ata iu çonte kafe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...