10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Nënpresidenti i Komisionit Evropian paralajmëron se varianti shumë infektues Delta vazhdon të përhapet në kontinent

Nënpresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas paralajmëroi të hënën se nuk duhet rënë në vetëkënaqësi në lidhje me pandeminë COVID-19 pasi varianti shumë infektues Delta, i zbuluar për herë të parë në Indi, vazhdon të përhapet në kontinent.

Gjatë një takimi të një komisioni parlamentar të Bashkimit Evropian, nënpresidenti i Komisionit Evropian, tha se një udhëzim i fundit nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tregon se varianti Delta pritet të përbëjë 70% të të gjitha rasteve të reja në Evropë deri në gusht dhe 90% deri në fund të atij muaji.

Ai tha se skenarët e ECDC-së sugjerojnë se lehtësime të mëtejshme të kufizimeve të sigurisë së koronavirusit do të çonin në “një rritje të konsiderueshme të rasteve ditore në të gjitha grupmoshat me një rritje të shtrimeve në spital dhe ndoshta vdekjeve.”

Zoti Schinas shtoi se ai kishte dyshime në lidhje me vendimin që stadiumi Wembley i Londrës të mbante ndeshjen gjysmëfinale ose finale të kampionatit evropian të futbollit me kapacitet të lartë. Ai tha se duke pasur parasysh kufizimet e udhëtimit të Britanisë në lidhje me Evropën, “duhet të ketë një simetri mes këtyre vendimeve.”

“Mendoj se UEFA do të bënte mirë të analizonte me kujdes vendimin e saj,” shtoi ai.

Qeveria britanike ka thënë se stadium Wembley do të lejohet të zhvillojë gjysmëfinalet dhe finalet e Euro 2020-ës me të paktën 60,000 tifozë. Ministri i ri britanik i Shëndetësisë, Sajid David i tha Parlamentit të hënën se ai nuk sheh ndonjë arsye që qeveria të mos vazhdojë me planin e saj për të hequr të gjitha kufizimet në vend deri më 19 korrik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...