32.5 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

“Nëse drejtësia hesht, populli do të flasë”, Protestuesit mbushin rrugët kundër arrestimit Imamoglu

Stamboll, Turqi – Qindra mijëra turq protestuan të shtunën në Stamboll kundër burgosjes së Ekrem Imamoglu, kryetarit të qytetit të Stambollit dhe rivali kryesor i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Protestat u shndërruan në demonstratat më të mëdha në Turqi pas më shumë se një dekade, ndërkohë që mbështetësit e opozitës dolën në rrugë për të kundërshtuar arrestimin dhe akuza për korrupsion ndaj Imamoglu.

Demonstruesit, të cilët mbanin flamuj turq dhe pankarta, u mblodhën në Maltepe, në anën aziatike të Stambollit, në një tubim të quajtur “Liri për Imamoglu”, i organizuar nga Partia Republikane Popullore (CHP). Protestat kanë qenë kryesisht paqësore, megjithatë, rreth 2,000 njerëz janë arrestuar për pjesëmarrjen në to.

Një letër e lexuar gjatë protestave nga Imamoglu, e shoqëruar me brohoritje të mëdha, e theksoi mesazhin e tij të paepur. Ai deklaroi: “Nuk kam frikë, ju më qëndroni pas dhe përkrah. Nuk kam frikë sepse kombi është i bashkuar. Kombi është i bashkuar kundër shtypësit.” Në letrën e tij, Imamoglu tha gjithashtu: “Ata mund të më fusin në burg dhe të më gjykojnë sa të duan, kombi ka dëshmuar se do t’i thyejë të gjitha kurthet dhe komplotet.”

Imamoglu u arrestua javën e kaluar dhe u burgos në pritje të gjyqit nën akuza për korrupsion. Ndërkohë, Partia Republikane Popullore (CHP) dhe grupe të tjera opozitare e konsiderojnë çështjen si një përpjekje të politizuar për të larguar një kërcënim të mundshëm elektoral për Erdogan. Ata janë të shqetësuar për ndikimin e mundshëm të qeverisë mbi gjyqësorin, një akuzë që qeveria e ka mohuar, duke theksuar se gjykatat janë të pavarura.

Policia vendosi masa të rrepta sigurie rreth vendit ku po grumbulloheshin mbështetësit e opozitës, për të kontrolluar situatën dhe parandaluar përshkallëzimin e protestave.“Nëse drejtësia hesht, populli do të flasë”, shkruhej në një pankartë të mbajtur nga turma.

Kreu i CHP-së, Ozgur Ozel, duke folur në protestë, tha se miliona turq kërkojnë lirimin e Imamoglut dhe mbajtjen e zgjedhjeve. Ai theksoi se akuzat kundër kryebashkiakut janë të pabaza dhe të motivuara politikisht, ndërsa CHP-ja bëri thirrje për bojkot të mediave, markave dhe dyqaneve që mbështesin Erdoganin.

Javën e kaluar, CHP-ja mbajti zgjedhje të brendshme për ta konfirmuar Imamoglun si kandidat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat janë planifikuar për vitin 2028.

Megjithatë, CHP-ja kërkon zgjedhje të parakohshme, duke argumentuar se Qeveria ka humbur legjitimitetin.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha këtë javë se pothuajse 1.900 njerëz janë ndaluar që nga fillimi i protestave, ndërsa gjykatat kanë urdhëruar burgosjen e 260 prej tyre në pritje të gjyqit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...