5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Nëse po ndjehesh keq tërhiqu”/ Nisin zënkat mes Kiarës dhe Luizit

Një diskutim i gjatë është zhvilluar gjatë ditës së sotme në “Big Brother Vip” mes dyshes Luiz-Kiara. Ka qenë kjo e fundit, ajo që e ka ftuar Luizin për një kafe, ku më pas kanë nisur një diskutim rreth marrëdhënies së tyre.

Kiara shprehur pakënaqësinë e saj në lidhje me faktin se Luizi ka pyetur edhe banorë të tjerë në lidhje me marrëdhënien e tyre. Kjo sipas saj, po i ndikon për keq këngëtarit. Dhe diskutimi mes tyre nis pikërisht nga veprimi i Luizit dhe mendimet që kanë dhënë banorët. Gjithashtu Kiara mohoi aludimet e Kristit se ajo po e përdor Luizin për lojë, madje i tha atij se ai mund të llogarisë gjëra për lojë.

Mes të tjerash Kiara i tregoi Luizit se ai është personi i vetëm që e ka bërë të qeshë në shtëpi dhe ia ka zbukuruar “Big Brother-in” e saj.

Pjesë nga diskutimi:

Kiara: Çfarë ndjejnë dy njerëz për njëri-tjetrin, nuk e di një njeri i tretë. Nëse të flasin, të flasin edhe për të të ndikuar për keq, siç po ndikohesh. Sepse të shoh që mërzitesh, të ngel hatri për gjëra kot. Do të besosh ça të thonë të tjerët? Vazhdo. U lodhe? Lodhu sa të duash, nuk më intereson fare, nëse lodhesh me kaq imagjino gjërat e tjera. Nëse vazhdon kështu, vazhdo mbaj distancë. Nëse ti lodhesh dhe vazhdon diskuton me të tjerët për këtë çështje dhe merr mendime, vazhdo diskutoje ose gjej ndonjë tjetër për t’u marrë. Ato që ndiej nuk t’i them dot. Nëse ti lodhesh nuk do t’i them kurrë. Nuk jam për lojëra unë o Luiz, nuk bëj lojëra. Ti mund të jesh që i llogarit gjërat për lojë.

Luizi: Po në lojë a të kam dëmtuar?

Kiara: Jo, unë kështu jam. Nuk bëj lojëra. Nuk i bëj dot. Ti vetëm ma ke zbukuruar këtë “Big Brother”. Unë kam nevojë të të njoh, se si vendos ta bëj këtë është puna ime. Nëse ti nuk je dakord, mirupafshim. Pse duhet ta zgjasim? Nëse po ndjehesh keq tërhiqu. Nëse ndikohesh nga fjalët e të tjerëve… Ndodhi çafrë ndodhi dhe unë prapë ulem përballë teje, kjo është gjë shumë e madhe, se mund të të kisha vënë edhe vizën. Je shumë i nxituar, e vë re në shumë gjëra, kjo gjë nuk më pëlqen. Siç i merr gjërat shumë shpejt, mund edhe t’i lëshosh pastaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...