10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Nëse Rama do të donte, mund të kishte trefishuar rrogat”/ Berisha: “Do që t’i largojë njerëzit nga Shqipëria, nuk respekton ligj e moral”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha parashtroi disa arsye se pse misioni politik sot është më i vështirë se në vitin 1991, ku u shemb sistemi i diktaturës.

Ai tha gjatë një takimi në Libohovë se Rama e ka kthyer Tiranën në një qendër të ‘Luftës së Ftohtë’ të Beogradit kundër Prishtinës.

“Misioni sot është i rëndësishëm se në 1991. Në 91-shin ne e bëmë punën tonë por diktaturat komuniste po binin njëra pas tjetrës. Sot kemi një regjim që ndofta ka vjedhur këto 8 vite qytetarët shqiptarë se sa kanë vjedhur të gjitha qeveritë e shqiptarët sa është ky rrap. Shqiptarëve iu bëhet vjedhje masive nga qeveria e tyre. Kur vjedh kryeministri, vjedhja bëhet sistem. Vartësit e tij vjedhin dhe kjo shkon zinxhir me radhë. Pra është më e vështirë sot beteja se kjo qeveri ka para të pafundme, nuk respekton ligj e moral. Kjo është kalbësirë, qeveri e antivlerave. Nëse Rama do të donte, por nuk do, mund të kishte trefishuar rrogat. Por nuk do se do që t’i largojë njerëzit nga Shqipëria. Kemi një kryeministër antishqiptar. Ky kthen Tiranën në qendër të ‘luftës së ftohtë’ kundër Prishtinës, për përfitim të Beogradit. Merret me simbolet kombëtare. Shkon shkatërron Sheshin e Flamurit në Vlorë. Si mund të shkatërrohet ai shesh? Ishte kombëtar.”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...