11.5 C
Tiranë
Saturday, February 7, 2026
spot_img

“Nëse sillni Florian Binajn për Tiranën, unë nuk e votoj” – demokratët përballen ashpër me Berishën në Njësinë 8

Një situatë e tensionuar është regjistruar gjatë takimit të ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët e njësisë nr. 8 në Tiranë, ku një prej të pranishmëve ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj drejtimit të Partisë Demokratike dhe zgjedhjeve të mundshme për Bashkinë e Tiranës.

Demokrati i drejtoi kritika të drejtpërdrejta Berishës, duke kërkuar që PD të paraqesë një kandidat politik serioz për Tiranën në rast të zgjedhjeve lokale dhe jo aktorin e humorit Florian Binaj, emri i të cilit ka qarkulluar së fundmi në diskutime publike.

“Nxirrni kandidatin e Tiranës, nuk kemi punë me Flor Binajn ne. Nëse na sillni Florian Binajn për kryebashkiak të Tiranës, unë për vete nuk e votoj”, i tha ai Berishës, mes reagimeve të sallës.

Deklarata e drejtpërdrejtë reflekton pakënaqësi në radhët e bazës demokrate, teksa PD ndodhet përballë sfidave të mëdha politike dhe ende nuk ka zyrtarizuar një emër për garën e mundshme për Bashkinë e Tiranës. Episodi nxori në pah pritshmëritë e elektoratit për kandidatë me profil politik dhe përvojë drejtuese, në një moment delikat për opozitën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane të derrave në 2026

0
Autoritetet koreano-jugore kanë identifikuar rastin e tetë të murtajës afrikane të derrave (ASF) këtë vit, duke nxitur masat e asgjësimit të derrave të prekur....

Hetim në Francë për Jack Lang dhe vajzën e tij, lidhje të dyshuara me...

0
Autoritetet franceze kanë hapur një hetim paraprak ndaj ish-ministrit të Kulturës, Jack Lang, dhe vajzës së tij Caroline, për pastrim parash dhe evazion fiskal,...

Dy shqiptarë kapen në Gjermani me 1.400 bimë kanabisi, vlera 2 milionë euro

0
Autoritetet gjermane arrestuan dy shqiptarë, të moshës 29 vjeç, të cilët kultivonin kanabis në një plantacion profesional në Laubach, qarku Giessen. Hetimet, që zgjatën...

“Dera është e hapur” – Alba Pollozhani largohet papritur nga Big Brother VIP Kosova...

0
Alba Pollozhani, një nga personazhet më të komentuar dhe polarizues të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, ka ndërprerë rrugëtimin e saj në...

Skandali Lajçak rihap debatin për dialogun Kosovë–Serbi, Fehlinger: Procesi i diskredituar dhe i tejkaluar

0
Zhvillimet e fundit që lidhen me ish-emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, kanë rindezur debatin mbi legjitimitetin, paanshmërinë dhe të ardhmen...