11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Nesër do të konsumohet syfyri i parë, ja 8 gjërat që nuk i dini për muajin e Ramazanit

Mëngjesin e së enjtes, do të konsumohet syfyri i parë, që shënon fillimin e muajit të Ramazanit. Për besimtarët myslimanë, ky është muaji i agjërimit për hir të dashurisë ndaj krijuesit fuqiplotë.

Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje. Por ky muaj është shumë më tepër se thjesht agjërim.

Më poshtë janë 8 gjërat që ju ndoshta mund të mos i dini rreth muajit të Ramazanit.

1) Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit islamik. Është muaji i agjërimit islam, në të cilin myslimanët pjesëmarrës refuzojnë të hanë, pinë dhe aktivitetet intime nga agimi deri në perëndim të diellit.

2) Gjatë Ramazanit, myslimanët kërkojnë falje për mëkatet e së kaluarës, luten për udhëzime dhe ndihmë në rezistencën ndaj të këqijave të përditshme dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira.

3) Myslimanët duhet gjithashtu të luten sa herë që munden gjatë Ramazanit, si dhe të lexojnë Kuran.

4) Gjatë agjërimit, myslimanët mund të hanë vetëm dy vakte në ditë, njëra para lindjes së diellit dhe tjetra pas perëndimit të diellit.

5) Në krahasim me kalendarin diellor, datat e Ramazanit ndryshojnë, duke u zhvendosur rreth dhjetë ditë çdo vit në varësi të hënës.

6) Pritet që myslimanët të fillojnë të zbatojnë ritualin e agjërimit sapo të arrijnë moshën e pjekurisë, për sa kohë që ata janë të shëndetshëm. Të moshuarit, të sëmurët kronikë janë të përjashtuar nga agjërimi.

7) Dita më e rëndësishme e Ramazanit është Nata e Kadrit ose Nata e Fuqisë, e cila zhvillohet gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit. Myslimanët besojnë se kjo është kur ajetet e para të Kuranit iu shpallën Profetit Muhamed.

8) Muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës, ku besimtarët janë të thirrur për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...