10.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Turqia zgjedhje në maj , Erdogan para sfidës së madhe mbas 20 vitesh udhëheqje

Recep Tayyip Erdogan, do të përballet me provën më të madhe të udhëheqjes së tij 20-vjeçare në zgjedhjet e muajit maj.

Në to do të vendoset jo vetëm se kush do ta udhëheqë Turqinë, por edhe si do të qeveriset ajo, kah do të shkojë ekonomia e saj dhe çfarë roli mund të luajë Turqia për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Votimet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen më 14 maj – tre muaj pas tërmeteve të fuqishme që goditën pjesën juglindore të Turqisë, duke lënë të vdekur dhjetëra mijëra njerëz dhe të pastrehë miliona të tjerë.

Opozita ka zgjedhur si kandidat të sajin presidencial Kemal Kilicdaroglun, udhëheqës i Partisë Popullore Republikane (CHP), dhe ka formuar një aleancë që synon të tërheqë votues nga e majta dhe e djathta, si dhe ata me rrënjë islamike.

Opozita premton se do t’i ndryshojë shumë nga politikat e Erdoganit, i cili ka mbrojtur devotshmërinë fetare, diplomacinë e mbështetur nga ushtria dhe normat e ulëta të interesit.

Si shihet Erdogani?

Erdogan dhe Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim – me bazë islamike – e kanë larguar Turqinë nga plani laik i Kemal Ataturkut – udhëheqësi që ka themeluar Republikën moderne të Turqisë një shekull më parë. Kritikët thonë se Qeveria e Erdoganit ka shtypur mospajtimet, ka kufizuar të drejtat e njeriut dhe ka vënë nën kontroll sistemin gjyqësor.

Zyrtarët i hedhin poshtë këto akuza, duke thënë se Qeveria i ka mbrojtur qytetarët përballë kërcënimeve të sigurisë, përfshirë një përpjekje për grushtshtet në vitin 2016. Ekonomistët thonë se thirrjet e Erdoganit për norma të ulëta interesi e kanë çuar inflacionin në 85% vitin e kaluar – niveli më i lartë në 24 vjet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...