2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Neser mblidhet Këshilli Kombëtar i ‘Rithemelimit’: Priten vendime të rëndësishme

Nesër pritet që Këshilli Kombëtar i “Rithemelimit” të mbledhë një takim i cili pritet të sjellë vendime të rëndësishme, sipas deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçi. Këshilli Kombëtar është organi më i lartë mes dy kuvendeve i kësaj organizate.

Në një intervistë televizive, Baçi theksoi se vendimet e marrura në këtë mbledhje do të jenë në përputhje me sjelljen arrogante të mazhorancës, dhe tha se protestat e opozitës do të intensifikohen në vijim, me qëllim të çuar deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Sa për koordinatorët, ata nuk kanë ndonjë rol të veçantë. Janë figura të rëndësishme të PD që do të shpërndahen në terren pa ndonjë funksion ose ndarje të veçantë. Nesër ka një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD, organi më i lartë mes dy kuvendeve, ku pritet të merren vendime të rëndësishme. Flasim për një PD në situata krejt të veçanta, që është bllokuar nga Rama me siglën dhe vulën, dhe për një PD ku kryetari është i ndaluar ilegalisht prej një muaji. Edhe vendimmarrja e strukturave të PD pritet të jetë në përputhje me sjelljen e mazhorancës”, deklaroi Baçi.

Ky lajm vjen në një kontekst tensioni dhe polarizimit të lartë politik në Shqipëri, ku opozita ka shprehur mosmarrëveshje dhe kundërshti ndaj qeverisë aktuale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...