Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një gjykatë në Las Vegas, ku gjyqtarja Mary Kay Holthus u sulmua nga Deobra Delone Redden, një kriminel i dënuar për abuzim seksual. Gjyqtarja ishte duke kryer një seancë gjyqësore dhe kishte vendosur të mohonte lirimin me kusht për kriminelin.
Pamjet video tregojnë momentin e frikshëm kur Redden u hodh nga vendi ku po qëndronte dhe sulmoi gjyqtaren. Ndërsa oficeri i policisë dhe gjyqtarja u përpoqën të shmangnin sulmin, Redden dëgjohet duke e ofenduar dhe pastaj filloi të rrihte brutalisht. Gjyqtarja Holthus dhe oficeri i policisë u lënduan rëndë gjatë këtij sulmi.
Gjyqtarja po monitorohet për gjendjen e saj të shëndetit, ndërsa oficeri i policisë u detyrua të transportohej në spital për trajtimin e plagëve të marrë gjatë sulmit brutal. Autoritetet lokale po hetojnë ngjarjen për të zbardhur më shumë rreth shkaqeve dhe rrethanave të këtij sulmi të papritur në një ambient gjyqësor.