5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Neymar rikthehet në fushë me Santosin, por jo ende me Brazilin — Ancelotti: “Dua që të jetë 100% gati”

Pas disa javësh mungesë për shkak të një dëmtimi muskulor, Neymar është rikthyer fundjavën e kaluar në fushë me fanellën e Santos, por kthimi i tij në Kombëtaren braziliane do të duhet të presë edhe pak.

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për dy miqësoret e nëntorit, ku “Seleção” do të përballet me Senegalin më 15 nëntor në Angli dhe Tunizinë më 18 nëntor në Francë.

Në listën e publikuar mungon emri i Neymarit, një vendim që Ancelotti e arsyetoi me gjendjen fizike ende jo optimale të sulmuesit.

“Nuk kam folur sërish me Neymarin. Do të shohim kur të jetë gati për t’u rikthyer. Dua që ai të jetë 100% para se të bashkohet me ekipin,” – u shpreh trajneri italian.

Ylli 32-vjeçar kishte pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë në mes të shtatorit, që e mbajti jashtë për shtatë ndeshje radhazi. Ai u rikthye fundjavën e kaluar në ndeshjen ndaj Fortalezës, duke luajtur vetëm 23 minuta, por stafi teknik i Brazilit preferon të mos e rrezikojë rikthimin e tij të parakohshëm.

Në mungesë të Neymarit, Ancelotti ka zgjedhur të mbështetet tek brezi i ri i yjeve brazilianë, me emra si Vinicius Jr., Rodrygo, Richarlison, Matheus Cunha dhe João Pedro.
Në listë janë përfshirë gjithashtu Estêvão (Chelsea), Luiz Henrique (Zenit) dhe Vitor Roque, që po shkëlqen me Palmeirasin.

Trajneri italian shtoi se lista për Botërorin 2026 është tashmë thuajse e përfunduar:

“Kemi 17 ose 18 lojtarë të sigurt në formacion. Në mars do të kemi një tjetër test të rëndësishëm dhe ajo listë do t’i ngjajë shumë asaj përfundimtare.”

Lista e Brazilit për miqësoret e nëntorit

Portierë: Bento, Ederson, Hugo Souza
Mbrojtës: Alex Sandro, Caio Henrique, Danilo, Éder Militão, Fabricio Bruno, Gabriel Magalhães, Luciano Juba, Marquinhos, Paulo Henrique, Wesley
Mesfushorë: Andrey Santos, Bruno Guimarães, Casemiro, Fabinho, Lucas Paquetá
Sulmues: Estêvão, João Pedro, Luiz Henrique, Matheus Cunha, Richarlison, Rodrygo, Vinicius Jr., Vitor Roque

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...