22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Tension në kufi – Kosova akuzon Serbinë: “Xhandarmëria serbe plagosi dhe rrëmbeu një qytetar brenda territorit tonë”

Një incident i rëndë është regjistruar më 1 nëntor në zonën e njohur si “pika zero”, pranë Leposaviqit, ku sipas autoriteteve të Kosovës, xhandarmëria serbe ka hyrë brenda territorit të Kosovës, ka plagosur dhe rrëmbyer një qytetar kosovar me inicialet M.V., i nacionalitetit serb.

Ngjarja, e cila ka shkaktuar tensione të reja mes Prishtinës dhe Beogradit, është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se menjëherë pas marrjes së informacionit ka njoftuar KFOR-in dhe ka nisur hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Mitrovicës – Departamentin për Krime të Rënda.

Sipas dëshmive të siguruara, persona të maskuar kanë kaluar kufirin, kanë hapur zjarr, duke plagosur dhe rrëmbyer viktimën, të cilën më pas e kanë dërguar në territorin e Serbisë. Dëshmitarët kanë treguar se pas rrëmbimit, M.V. është transportuar me autoambulancë drejt qytetit të Nishit.

Sveçla: “Një akt i përsëritur dhe i pandëshkuar”

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ashpër, duke e quajtur këtë rast një shkelje flagrante të sovranitetit të Kosovës dhe vazhdim të politikave destabilizuese të regjimit të Vuçiqit.

“Ky është një akt i përsëritur dhe i pandëshkuar. Dy vite më parë, njësitë speciale serbe hynë në territorin tonë dhe rrëmbyen tre pjesëtarë të policisë sonë. Pas kësaj ndodhi sulmi terrorist në Banjskë. Serbia po ndjek të njëjtën politikë të frikësimit dhe dhunës ndaj qytetarëve që nuk i binden regjimit të Vuçiqit,” – shkroi Sveçla në Facebook.

Ai i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë:

“Është koha e fundit që bota demokratike të veprojë me masa ndëshkuese ndaj Serbisë, në mënyrë që këto akte armiqësore të mos përsëriten më.”

Reagimi i presidentes Vjosa Osmani

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar ashpër incidentin, duke e quajtur atë një tjetër provë të qasjes hegjemoniste të Serbisë.

“Çdo qytetar që guxon të flasë kundër regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet e torturohet. Kjo është dëshmi e qartë se Serbia nuk ka hequr dorë nga praktikat e saj destabilizuese ndaj Kosovës,” – deklaroi Osmani.

Ajo ka bërë thirrje që skena politike kosovare të flasë me një zë të vetëm, ndërsa bashkësia ndërkombëtare të reagojë me vendosmëri për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës.

Ngjarja ka rikthyer edhe një herë në qendër të debatit sigurinë në veri të vendit dhe rrezikun e përshkallëzimit të situatës në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...