10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Nga 12 tetori hyn në fuqi Sistemi i ri i Hyrje/Daljes” – Njoftimi i BE-së për shqiptarët që udhëtojnë drejt Shengenit

Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë BE-së, përfshirë edhe shqiptarët, të cilët udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra në 29 shtetet e Zonës Shengen.

Sipas ambasadës, duke nisur nga 12 tetori 2025, do të vihet në zbatim Sistemi i ri i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES), një mekanizëm i avancuar i menaxhimit të kufijve. Ky sistem do të regjistrojë:
• të dhënat nga dokumenti i udhëtimit
• datat e mbërritjes dhe të largimit
• të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës)

Ambasada sqaron se procedura nuk kërkon asnjë veprim të veçantë nga udhëtarët përpara nisjes dhe se nuk ka asnjë tarifë shtesë.

Ky ndryshim synon të rrisë sigurinë dhe të përmirësojë monitorimin e hyrjeve dhe daljeve në hapësirën Shengen.

Më shumë informacion mbi sistemin mund të gjendet në faqen zyrtare të BE-së: travel-europe.europa.eu/ees

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...