27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

“Zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor” – Begaj dekreton datën, mes tyre edhe për Tiranën

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën, në datën 9 nëntor 2025.

Në njoftimin zyrtar të Presidencës sqarohet se dekretimi u bë pas verifikimit të procedurave të ndjekura për shpalljen e vakancës në krye të Bashkisë Tiranë, si pasojë e shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Presidenti shqyrtoi rregullshmërinë e procedurës së ndjekur, në këndvështrim të respektimit të pavarësisë dhe autoritetit propozues të Këshillit Bashkiak, dhe konstatoi se deklarimi i vakancës është bërë në përfundim të një procesi konstatimi dhe verifikimi”, thuhet në njoftimin e Presidencë
s.

Institucioni i Presidentit thekson se në këtë proces është respektuar neutraliteti institucional, duke mos hyrë në meritën e çështjes.

Në sqarimin e mëtejshëm, Presidenca bën të ditur se shkarkimi i një kryebashkiaku për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë” i nënshtrohet juridiksionit të gjykatave administrative dhe jo Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti i Republikës konstaton se në periudhën nga data e miratimit të VKM-së nuk është regjistruar ankim në organin kompetent gjyqësor dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tij, ndërkohë që afati i Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit”, sqaron Presidenca.

Me daljen e dekretit, Presidenca shton se mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve, të cilat mund të ndjekin rrugët gjyqësore për mbrojtjen e interesave të tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

13 gëzhoja dhe 20 persona në pyetje, dalin detaje të reja nga atentati ndaj...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e regjistruar ditën e djeshme në Sarandë, ku u ekzekutua me armë zjarri Artan...

“Mos klikoni në link dhe mos jepni të dhëna personale”, ISSH paralajmëron qytetarët për...

0
Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka paralajmëruar qytetarët për një mesazh të dyshimtë që po qarkullon në telefonat celularë, duke theksuar se SMS-ja nuk...

21 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e Paqes: “Investo në paqe: për të gjithë, kudo, çdo...

0
21 shtatori shënohet çdo vit si Dita Ndërkombëtare e Paqes, një ditë e përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të promovuar paqen,...

Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare Presley Gerber, djali i Cindy Crawford

0
Presley Gerber, djali i supermodeles amerikane Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare. Gerber vdiq më 20 shtator në një...

Qeni hero Tsunami nderohet me statujë pas operacioneve të kërkim-shpëtimit në Venezuelë

0
Tsunami, qeni i racës Border Collie që mori pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor, është...