5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

‘Nga ai kasapi Putin’, Biden reagon ashpër ndaj luftës Ruse në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një tubim elektoral në Raleigh të Karolinës së Veriut, e cilësoi presidentin rus, Vladimir Putin, si kasap.

Nëse do të rrisnim taksat për miliarderët, mund të bënim shumë gjëra, duke përfshirë përfundimisht sigurimin që të kujdesemi për Ukrainën që po sulmohet nga ai kasapi Putin”, – tha Biden.

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përmbushin detyrimet e tyre për të mbrojtur vendet e NATO-s, përfshirë ato që lidhen me sulmet me raketa ruse që mund të kërcënojnë Poloninë, ka thënë Pentagoni. “Unë mund t’ju them atë që kjo administratë ka thënë herë pas here: Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të NATO-s. Nëse një aleat i NATO-s do të sulmohej, ne sigurisht nuk do të dëshironim që kjo të ndodhte, por ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të NATO-s.” – tha zëvendës zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, duke komentuar pretendimet e Polonisë për mundësinë e rrëzimit të raketave që synojnë territorin e Aleancës.

“Prioriteti ynë tani është të sigurojmë që Ukraina të ketë atë që i nevojitet në fushën e betejës”, shtoi zëdhënësja.

Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm polak, Andrzej Szejna, tha të martën se NATO po konsideron të rrëzojë raketat ruse që i afrohen shumë kufijve të aleancës Atlantike, dy ditë pasi Polonia raportoi një shkelje të hapësirës ajrore të saj nga një raketë lundrimi ruse për 39 sekonda. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve France Presse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...